Marlin Shkodra, një prej të plagosurve rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur në itali me helikopter. Lajmin e konfirmon në orët e para të mëngjesit kryeministri Rama i cili bën me dije se Shkodra do të marrë trajtim special në një klinikë të specializuar në Bari.

Personi në fjalë u dërgua drejt Italisë për trajtim mjeksor më të specializuar për shkak të plagëve të marra nga shembja e ndërtesës ku ndodhej. Ishte i shtruar tek Trauma derisa u vendos që të dërgohej me helikopter drejt vendit fqinj.

Ndërkohë Rama shprehet se:

“Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak oresh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar në Bari, për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë të vështira.

Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë.”

Artikulli paraprakRAMA THIRRJE MEDIAVE: NUK ËSHTË MOMENTI PËR PARASHIKIMEVE DHE ALARME! MOS NA DETYRONI T’IU FIKIM DRITËN E TRANSMETIMIT
Artikulli tjetërINFO PLUS – RASIM HALITAJ