
IKMT dhe Policia Bashkiake i prishi Bujar Gucisë oborrin dhe një pjesë të shtëpisë, duke e lënë kështu me një hapësirë mjaft të vogël për të jetuar.
Pavarësisht se ai pohon se prona e tij ishte në proces legalizimi, IKMT nuk ka dënjuar t’i prish pronën e tij në afërsi të ish- konviktit të shkollës së ndërtimit. Aktualisht, Bujari bën me dije se jeton në kushte mjaft të vështira. Investimet e një jete edhe si një i burgosur politikë i ka bërë në këtë banesë, e cila është e gjitha me lagështirë. I është premtuar se nëse e gjithë godina e ish konviktit do të prishet edhe në vazhdim, atëherë akomodimi do të bëhet në një shtëpi tjetër, por besimin nuk e ka te bashkia.
Bujari jeton në një ambjent mjaft të vogël së bashku me tre anëtarë të familjes. Pas prishjes së objektit të tij është detyruar të shes një pjesë të orendive të shtëpisë, pasi ka frikë se edhe ato i shkojnë dëm. Ndërkohë, një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë jashtë në qiell të hapur.






