Një skenë e çuditshme është xhiruar të dielën në Saint Luis të Missouri, SHBA, gjatë protestave kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson.

Kjo e fundit në një deklaratë përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici. Kjo u shoqërua me protesta përballë shtëpisë së kryebashkiakes por ajo që ndodhi më pas i shokoi të gjithë.

Bashkë me bashkëshortin e saj Lyda doli e armatosur përpara shtëpisë së tyre, ndërsa protestuesit paqësorë po kalonin. Disa filmuan gjithë ngjarjen me habi, të tjerë protestues u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë.

 

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 40 MLN EURO DROGË, 37 TË ARRESTUAR NË ITALI E SHQIPËRI
Artikulli tjetërSTAR TREND – EDRA ABAZI