Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një karburanti. Sipas burimeve dyshohet se autori, një i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve.

Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë në qendër, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ai ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin. Pasi ka vjedhur taksistin i riu më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim.

Artikulli paraprakPAS ARRESTIMIT TË MADUROS, NISIN PËRGATITJET PËR RIHAPJEN E AMBASADËS AMERIKANE NË KARAKAS
Artikulli tjetërAGJENCIA KUNDËR-KORRUPSIONIT NË KOSOVË NIS HETIM PASUROR NDAJ PRESIDENTES OSMANI