Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Anri Kashikut.
I riu humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të mitur nga mbytja, por që fatkeqësisht humbi vetë jetën.
Statusi:
ANRI KASHIKU, HEROI YNË!
Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!