Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pescara, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinën e tij.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u shfaq nervoz teksa policia po ushtronte kontroll në makinën e tij. Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e makinës tip Fiat.

Kokaina e sekuestruar jepte gjithësej rreth 5 mijë doza dhe vlera në treg do të kapte shifrën e 200 mijë eurove. I arrestuari shqiptar iu dorëzua autoriteteve në San Donato.

Artikulli paraprakFAMILJA SHQIPTARE PADIT POLICINË ITALIANE PËR VDEKJEN E TË BIRIT, ZBULON VIDEON E DHUNËS
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN PRANË KUFIRIT ME SHQIPËRINË 230 KG KANABIS