Procesi për vdekjen e një punëtori shqiptar në Itali është mbyllur me një dënim 1 vit e 8 muaj burg, dy vendime me marrëveshje për pranim faji respektivisht 1 vit e 4 muaj dhe 1 vit e 2 muaj burg, ndërkohë që është shtyrë gjykimi i tre të paditurve, midis tyre dy kompani.

Klodian Elezi, punëtori 21-vjeçar që banonte në Chiari, humbi jetën pasi ra nga një lartësi 100 metra në një kantier të firmës TEM, Tangenziale Esterna di Milano.

Dje trupi gjykues, shpalli fajtor për vrasje të paqëllimshme përfaqësuesin ligjor të Iron Master, nënkontraktor i firmës të cilës i ishin besuar punimet, Vezzola spa, nga e cila pranuan fajin një drejtues dhe një gjeometër, ndërsa përfaqësuesi ligjor u dërgua në proces.

Artikulli paraprakGJYQTARI MIRI KËRKON LIRINË, ËSHTË NË GJENDJE TË RËNDË, GJYKATA CAKTON 2 EKSPERTË
Artikulli tjetërDROGA DREJT ITALISË, PROKURORIA: GRUPI TRAFIKOI DHE NGA VLORA