Trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme nga rrjedha e ujit në në Bogë të Shkodrës, janë gjetur pas disa orë kërkimesh.

Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe djali i tij i mitur po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Rushaj ishte me vajzën dhe djalin e tij kur rrjedha e përroit mori përpara makinën e tyre. Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe më pas është ndihmuar nga një banor i zonës.

Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.

Nderkohe Agustin Pjeshka, një mik i viktimave thotë se mungesa e urës në vendin ku kaluan Pjetër Rushaj dhe djali i tij ka sjellë ngjarjen e rëndë sepse në të kundërt po të kishte një urë mund të kishin shpëtuar.

Nga mbrëmja e së shtunës vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.

 

Artikulli paraprakBERISHA NË SHKODËR: PËRMBYTJA S’JU ERDHI NGA ZOTI POR NGA DORA E ROBIT HAJDUT
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE: NË MBËSHTETJE TË ÇDO QYTETARI