I sëmuri vdes tragjikisht në spital

Një person ka humbur në spitalin psikiatrik në Elbasan, ku ka qenë i shtruar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku siç lajmëron policia, ka rënë aksidentalisht nga shkallët pacienti, P.K., 49 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 49-vjeçari ka gjetur vdekjen pavarësisht tentativës së mjekëve për t’i ardhur në ndihmë. Viktima për shkak të problemeve të shëndetit mendor, ishte i shtruar në spitalin psikiatrik prej disa kohësh. Për të zbardhur rrethanat e mëtejshme të ngjarjes vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim