Një 22-vjeçar nga Kosova ka shpëtuar mrekullisht mesditën e së premtes pasi rrezikoi të mbytej në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja e rojeve bregdetare nuk ishte e mjaftueshme, ndaj ndërhyrja e infermieres së qendrës shëndetësore në Velipojë Vjollca Vocaj ishte e doemosdoshme edhe pse pacienti ishte akoma në ujë.

Mjekja në këtë qendër shëndetësore Brisilda Danaj bën të ditur se rasti I djeshëm ishte ndër më të vështirët pasi pacienti ishte në gjendje tejet të rëndë.

Në plazh duhet të ketë më shumë vëzhgues plazhi, në mënyrë që të rritet siguria e pushuesve, thotë mjekja.

Artikulli paraprakSHKODËR, TESTIMI COVID TASHMË NË QENDRAT SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKIM PËR REHABILITIMIN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT