
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në Klan, ka komentuar edhe njëherë çështjen aq shumë të diskutuar pas njoftimit të sotëm për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Legalizimi i kanabisit
Ne morëm përsipër atë që PD nuk e mori kurrë që t’i hapim luftë fenomenit që u shtri në të gjithë Shqipërisë. Nuk na njeh si arkitekt të kanabizimit BE, SHBA ndërsa ka një shumicë shqiptarësh që na ka dhënë mandatin e tretë dhe ka një tjetër grup që na shesh të tillë. Nuk më impresionon asnjë pamje. Është një betejë e fituar nga ne. Ne fituam edhe 2 mandate te tjera.
Arrestimi i Tahirit
Ëndrra juaj është të isha unë në burg. Edhe pse sot ka persona te veshur me pushtet ne mungese lirie eshte domethënës me rezultatet e reformës ne drejtësi.