Një 36 vjeçari në Tiranë, përveç dhimbjes së vdekjes së fëmijës 4 muajsh, do t’i duhet të përballet edhe me drejtësinë.

Policia e Shtetit ka ndjekur penalisht në gjendje të lirë shtetasin me iniciale V.Z, banues në Tiranë. Sipas policisë, ky shtetas në gjendje të rënduar psikologjike pas vdekjes së fëmijës në repartin e Pediatrisë është rrëzuar e për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

Njoftimi i policisë: Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDY SHQIPTARË KAPEN ME 5 KG HEROINË NË MAKINË
Artikulli tjetërGAZETARI I NJOHUR SHQIPTAR KËRCËNOHET ME JETË NGA BANDAT