Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës. Objektiv i sulmit me lëndë plasese ishte një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme te shumta materiale. Nderkohe shperthimi ka qene mjaft i forte, duke shkaktuar frike dhe panik te banoret ne zone. Policia po kryen te gjithe veprimet  për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndes plasëse.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakE RËNDË NË KOSOVË, AKSIDENTOHET AUTOBUSI ME NXËNËS SHKOLLE
Artikulli tjetërMOS I NËNVLERËSONI TAKIMET DHE NJOHJET E REJA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT