Gjykata e Tiranës ka vendosur që Vladimir Gjuta të shtrohet në spitalin psikiatrik.

Momentalisht Gjuta gjendet në burg pas thyerjes së arrestit shtëpiak, pasi u largua nga vendi ku qëndronte. Ky vendim është kërkuar nga Prokuroria pasi sipas saj është i papërgjegjshëm për veprimet që kryen. “Gjuta duhet të dërgohet në spital psikiatrik për t’u kuruar dhe izoluar. Izolimi të bëhet që të mos përsërisë veprime të rrezikshme”, thuhet në vendimin e gjykatës. Prokuroria është bazuar tek dy akte të ndryshme ekspertimi, të cilët kanë konstatuar se Gjuta është një person jo i përgjegjshëm. Vladimir Gjuta është një person i njohur për drejtësinë, më herët është akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë dhe makinën e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuza të cilat nuk u provuan.

Artikulli paraprakVRANË GJYSHEN, 23 DHE 20 VITE BURG DY AUTORËVE
Artikulli tjetërDAJÇ, PRIORITET INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË