Djegia e mbeturinave është një nga fenomenet I cili vazhdimisht është prezent në qytetin e Shkodrës. Në lagjen “Tepe” ditën e sotme qytetarë të papërgjegjshëm I kanë vënë zjarrin një sasie të konsiderueshme mbetjesh duke shkaktuar një dëm mjedisor edhe më të madh se ai që ishte më herët me mbeturinat e hedhura kudo.

Sipas banorëve, mbetjet në këtë zonë depozitohen edhe nga qytetarë që banojnë në zona të tjera duke e kthyer këtë lagje në një landfill.

Prej kohësh nuk funksionon një sistem I menaxhimit të mbetjeve inerte dhe urbane që hidhen në këtë zonë.

Përmes Star Plus banorët e lagjes “Tepe” kanë kërkuar disa herë që të ketë aksione të shpeshta të pastrimit, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër duke I lënë ata të përballen me situata të tilla disa herë gjatë muajit.