I është vënë zjarri qëllimisht në Vlorë, një tjetre makinë, pak pas mesnate. Makina e përket Spiro Pandos dhe ishte marrë nga përdorim nga Roland Deme. Ky i fundit e kishte parkuar pranë shtëpisë së tij kur iu vu zjarri.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: “Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S. P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh

. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.