I vranë babanë në spital/ Historia e shqiptarit që u arratis nga burgu

Shqiptari Mikel Hasanbelli, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni është njëri nga tre shqiptarët që është arratisur nga burgu në Itali. 38-vjeçari shqiptar është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Mikel Hasanbelli 38 vjeç, ishte burgosur për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, ndërsa dënimi i përfundon në 2020. Mikel Hasanbelli bashkë me dy shqiptarët e tjerë, janë arratisur nga burgu Rebibbia në Romë, ndërsa ishin transferuar në këtë repart pas tërmetit që tronditi Italinë. Sipas të dhënave të para tre shqiptarët kanë arritur të kapërcejnë murin nëpërmjet carcafëve.