Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për zjarrëvënie të qëllimshme. I arrestuari Erion Hasballa dyshohet ti ketë vënë zjarrin një makine tip Benz në përdorim të shtetasit F.L.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 24.12.2017 në fshatin Qukës për motive të dobëta dyshohet t’i ketë vënë zjarrin mjetit tip “Benz” që e kishte në përdorim shtetasi F.L., 26 vjeç banues në fshatin Qukës” . Si pasojë, janë djegur pjesërisht sendiljet e mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË PUNË KALOI NË DEPRESION 56-VJEÇARIN QË U VETËVAR
Artikulli tjetërGJENDJE ALARMI NË PORTIN E BARIT, MIJËRA KOSOVARË KTHEHEN NGA GJERMANIA