Një i ri nga fshati Vloçisht i Korçës e ka pësuar keq në Doganën e Kapshticës 3 ditë para Vitit të Ri. Misir Doko, 25 vjeç, për t’iu shmangur kontrollit në doganë, i futi 50 euro në pasaportë, punonjësit të Policisë dhe ka pritur të merrte vulën.

Por pa një pa dy, atij i janë vënë prangat për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. NJOFTIMI I POLICISE SE KORÇES: Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Misir Doko, 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht. Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit. Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policisë. i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHAJDUTË ME PARUKE GRABISIN SHTËPINË,KAPEN NE FLAGRANCE
Artikulli tjetërDHUNOI BABAIN, ARRESTOHET 21 VJEÇARI