Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që sic e cilësoi Ministrja, vjen në një moment kur Ne jemi më pranë se kurrë anëtarësimit. Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo ka rëndësi, jo vetëm politike, por edhe praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët europian. Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik. Kjo marrëveshje, sipas Ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË SPITALIN E TRAUMËS NJË NGA TRE TË RINJTË QË U AKSIDENTUAN ME 19 JANAR
Artikulli tjetërSPAK DËRGON PËR GJYKIM 10 PERSONA PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE