Detaje të reja kanë dalë rreth sulmeve terroriste në Paris, përfshi edhe zërat se i dyshuari i arratisur Salah Abdeslam kishte blerë detonatorë në një dyqan fishekzjarresh përpara sulmit dhe pretendimet nga një burim, se akoma më shumë sulme do të ndodhin, shkruan CNN.

Një burim i afërt me hetuesit tha se Adeslam kishte blerë 10 detonatorë nga një dyqan fishekzjarresh në periferi të qytetit përpara sulmeve të 13 nëntorit. Policia ka qenë në kërkim të francezit të lindur në Belgjikë që pas sulmeve ku mbetën të vrarë 130 persona. Shërbimet inteligjente franceze mendojnë se Abdeslam është arratisur në Siri. Megjithatë zyrtarët belgë nuk janë të sigurtë. Shërbimet e sigurisë nuk kanë asnjë të dhënë që Abdeslam ka shkuar në Siri, megjithatë nuk shuhen dyshimet që aim und të jetë drejtuar për atje. “Sulme të tjera do të ndodhnin në zonat hebraike, rrjetet e transportit publik apo shkolla,” tha një burim, duke cituar një person që ka qenë në kontakt me kushëririn e Abdelhamid Abaaoud. Abaaoud dhe kushëriri i tij, Hasna Ait Boulahcen, u vranë gjatë bastisjes së policisë franceze në zonën Saint Denis.

Artikulli paraprakRAMA, KONGRESI NUK SHTYHET, MBLEDH KOORDINATORET
Artikulli tjetërSERIE A, NAPOLI MERR KRYESIMIN MUND 2-1 INTERIN