Gjermania ka regjistruar shifra të larta të infektimeve, nxitur edhe nga varianti i ri Omicron.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore gjermane, më shumë se 110 mijë raste të reja të infektimit me Covid janë identifikuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Instituti Shëndetësor Robert Koch, ka bërë të ditur se përkatësisht janë regjistruar 112,323 raste të reja dhe 239 viktima nga COVID-19.