Rastet e lisë së majmunëve po vazhdojnë të rriten globalisht, sakaq ekspertët paralajmërojnë se janë identifikuar simptoma të reja të lëkurës.Shenjat tipike të sëmundjes zakonisht përfshijnë temperaturën, së bashku me ënjtjen e nyjeve limfatike.

Por një rishikim i ri i 185 rasteve të publikuar në British Journal of Dermatology ka zbuluar simptoma të reja.Në vend të skuqjes tipike të përhapur në rastet e kaluara, rastet e fundit priren të kenë shumë më pak lezione të lëkurës.

Lija e majmunit shpesh përshkruhet si shkaktar i pustula, lezione të mbushura me qelb, por në këtë shpërthim, simptoma kryesore e lëkurës është në fakt pseudo-pustula, pjrsë të bardha, të forta që duken si pustula, por që nuk përmbajnë qelb.

Kjo veçori është shumë e rrallë në sëmundje të tjera, kështu që është një shenjë shumë e qartë e lisë së majmunit.Asnjë nga pacientët e përfshirë në hulumtim nuk vdiq.

Oficerja e lartë e urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë, Catherine Smallwood tha: “Qëllimi ynë duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i këtij shpërthimi./The Sun/

Artikulli paraprakLUFTA, ANIJA E PARË ME GRURË NGA UKRAINA ARRIN NË STAMBOLL
Artikulli tjetërTRAGJEDIA E HIMARËS/ RAMA: DËNIM EKSTREM PËR AUTORIN, DUAN TA KTHEJNË KËTË VDEKJE TRAGJIKE NË MOTIV LUFTE POLITIKE