SIPAS POLICISË, DYSHOHET SI AUTOR SHTETASI DENIS ARRILA.Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim ekzekutuesin e  26 vjeçarit Indrit Haliti, të vrarë mbrëmjen e djeshme me 15 plumba automatiku pranë shtëpisë së tij.

Kështu si autor i dyshuar për vrasjen është identifikuar dhe shpallur në kërkim Denis Arrila, 26 vjeç, banues në fshatin Dobraç, të komunës Rrethina në Shkodër.Sipas policisë, Arrila është autori i atentatit të mbrëmshëm rreth orës 22:00 në lagjen “Partizani”. Po sipas bluve të Shkodrës, konflikti mes të rinjve  pas një konflikti në një ndeshje kalçetoje.Mësohet se autori pas konfliktit në fushë, ka lënë ndeshjen e kalçetos më shpejt ndërsa ka shkuar në shtëpi ku ka marrë armën me anë të së cilës ka kryer ekzekutimin e bashkëmoshatarit të tij. Indrit Haliti, u ekzekutua teksa ka qenë duke u kthyer për në banesë në këmbë, ku fare pranë tij, ka qenë një automjet nga i cili ka dalë autori.Denis Arrila ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të viktimës, mbi 15 herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas kryerjes së krimit Arrila me automjetin e tij u largua me shpejtësi i favorizuar edhe nga errësira e rrugës.Mësohet se viktima ka qenë i arrestuar më parë për kundërshtim të forcave të policisë. Sipas burimeve viktima Indrit Haliti ka qënë shofer i ish-kyetarit të Komunës Rrethina, Kleves Muja.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/121nAgxdCdk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]