Një zyrtar francez ka bërë publik emrin e personit që qëndron mbrapa sulmeve në Paris, një belg i quajtur Abdelhamid Abaaoud. 27-vjeçari është akoma në arrati, pavarëisht bastisjeve të shumta të policisë në Francë.

Ai besohet të ketë financuar dhe organizuar sulmet në kryeqytetin francez dhe është i shpallur në kërkim në Greqi që në fillim të këtij viti.Ai ishte përfshirë më parë në sulme ndaj kishave dhe kërcënimeve në trena. Radio RTL në Francë raportoi se 27 vjeçari është një ekzekutuesit më aktivë të ISIS-is në Siri. Thuet se ai është nga rajoni Melenbeek i Brukselit 7 persona janë në paraburgim në Belgjikë të dyshuar të kenë lidhje me sulmet dhe një kërkesë ndërkombëtare arresti është lëshuar për një francez të lindur në Belgjikë. Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens tha: “Arrestimet e natës së kaluar nuk koinçiduan me personat e duhur. Ne jemi në kërkime të vazhdueshme”.