Një vit pas humbjes së dhimbshme të vogëlushit të tyre 3-vjeçar, familja Hasmegaj nga Vau Dejës ka zgjedhur ta kujtojë atë përmes një veprimi human dhe plot solidaritet. Në kujtim të tij, familjarët organizuan në Shkodër një iftar humanitar me moton “Dora që jep mbushet me bereqet”, ku morën pjesë miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishmit kontribuan përmes kuponëve simbolikë, ndërsa të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar familjet në nevojë, duke e kthyer këtë aktivitet në një akt bamirësie dhe mbështetjeje për ata që kanë më shumë nevojë.
Po ashtu, në këtë aktivitet foli edhe Luna Methasani, mike e nënës së vogëlushit, e cila shprehu mbështetjen dhe vlerësimin për këtë gjest të bukur në kujtim të fëmijës.
Iftari humanitar u kthye në një mbrëmje solidariteti dhe bashkimi, ku të gjithë të pranishmit kontribuan në këtë nismë. Me mesazhin “Dora që jep mbushet me bereqet”, familja Hasmegaj dha një shembull të fortë humanizmi, duke e kthyer dhimbjen në ndihmë për të tjerët

Artikulli paraprakDITA E VERËS NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODER, PROCEDIME PER DISA SHTETAS NGA NDERTIMET PA LEJE TE KUNDERSHTIMI I POLICISE