Myftinia Shkodër organizoi një iftar të vecante në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit . Ky iftar bëri bashkë tre myftini, Shkodër, Prizren e Ulqin, dhe u quajt iftari i vllazërisë. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari në fjalen e tij tha se sot kemi me shume nevojë se kurr për vlerat e këtij islami te pastër.

Myftiu e Prizrenit Valon Efendi Ibrahimi theksoi se kjo nisem për organizmim I këtij iftari të vllazërisë dhe harmonisë islame ështe nje vlerë e shtuar per Shkodren. Myftiu i Ulqinit Ali Efendi Bardhi u ndal te lidhjet e hershme që Shkodra ka patur dhe vijon te ketë me Ulqinin.

Ky iftarë u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vllazërore , i cili u shoqërua me dua-lutje për njëri tjetrin dhe u mbyll me faljen e namazit.

Artikulli paraprakTYMI MBULON AKSIN RRUGOR LEZHË-MILOT
Artikulli tjetërPROTESTA NË RRJOLL,PROCEDOHEN 3 SHTETAS