Bashkia Shkodër organizoi iftarin tradicional, duke mbledhur në një mbrëmje të veçantë përfaqësues të institucioneve, komunitetit dhe besimtarë, në një atmosferë respekti, harmonie dhe vlerash që bashkojnë qytetin.
Ky aktivitet, tashmë një traditë e përvitshme, vjen në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, një periudhë që rikujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Në këtë frymë, të pranishmit ndanë momente reflektimi dhe bashkimi, duke theksuar rolin e këtyre vlerave në forcimin e komunitetit
Në këtë iftar u vu theksi tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet të cilat udhëheqin çdo angazhim në të mirë të Shkodrës.
Në përfundim, u përcollën urimet për një agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë.

Artikulli paraprakFESTIVALI I SHKENCËS NË SHKODËR, FOKUS PROBLEMATIKAT
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË IFTAR PËR MUAJIN E RAMAZANIT