Ditët e fundit, qyteti i Shkodrës ka qenë i përfshirë nga situata përmbytjesh të shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

IGJEUM ka njoftuar se do ketë rënie të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna dhe në Liqenin e Shkodrës.

Ndërkohë nivelet në ultësirën e Nën Shkodrës do fillojnë të ulen nga fundi i ditës së sotme.
Parashikimet tregojnë qetësim të situatës në datat 24, 25, 26 dhe 27 mars.

Edhe pse kulmi ka kaluar, mund të ketë rrezik nga përmbytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit sot (23 Mars 2018).

Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje të larta në pjesët fushore të lumenjve.

Sot pasdite (23 mars 2018) dhe nesër (24 mars 2018) priten reshje të dobëta. Në një pjesë të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare.

 

Artikulli paraprakUSHTRIA SHPËTON 55 VJEÇARIN
Artikulli tjetërZJARR NË AFËRSI TË ISH-DEGËS NË SHKODËR