Ky është Igli Mlloja, 16 vjeçari shkodran, fitues i shumë çmimeve në rang lokal dhe kombëtar, që së fundmi është bërë pjesë e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës të mbajtur në Rio de Janeiro të Brazilit.

I apasionuar pas matematikës, Igli ishte i vetmi shkodran ndër 6 pjesëmarrësist shqiptar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Edhe pse në shtator do të nisë vitin e dytë të shkollës së mesme, menjëherë pas olimpiadës, për nxënësin e apasionuar pas matematikës kanë nisur ofertat për studime të larta jashtë vendit.

16 vjeçari që është vlerësuar me shumë çmime, të ardhmen e sheh tek matematika, ndërsa bashkëmoshatarët sipas tij, duke mos lënë studimin e përgjithshëm, duhet të përqendrohen tek një fushë e caktuar. Në olimpiadën e Brazilit, ku 16 vjeçari shkodran u vlerësua me çmim mirënjohjeje morën pjesë 115 shtete dhe 623 pjesëmarrës.

Artikulli paraprakBËRDICË, NIS PASTRIMI I 6 KM KANAL
Artikulli tjetër“BUNA DHE ADRIATIKU”, NDOTJE QË NIS NGA SHKODRA