Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanë pësuar një rritje krahasuar me 3 ditët e kaluara, për rrjedhojë, sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla!

Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon sot. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.

Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta.

Artikulli paraprakFILMI ‘ZGJOI’ FUTET NË LISTËN E NOMINIMEVE PËR ÇMIMIN OSCAR 2022/ BASHA: NJË HISTORI GUXIMI DHE VENDOSMËRIE DHE FALË MAGJISË SË TIJ PO E NJEH GJITHË BOTA!
Artikulli tjetërSOT KUVEND, ZBARDHET RENDI I DITËS