Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi u konfliktua një një person tjetër M.D, 47 vjeç. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë , ku shtetasi B.R, porsa ka parë policinë ka braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetast B.R”.

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, PLAGOSET NJË FËMIJË E DY BURRA
Artikulli tjetërPRANGOSEN KATER SHITËS TE KOKAINËS