IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje, godina trekatëshe dhe shtëpiza druri për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.
Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
Dedë Kola pronari I banesës që do të shembet me eksploziv shprehet se nuk jemi njofuar për prishjen e objektit
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera. Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.

Artikulli paraprakPËRFUNDON EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE PËR PËRCAKTIMIN E PLAGËVE NË TRUPIN E SHTETASIT GJ. T
Artikulli tjetërPRISHJA E NDËRTIMEVE, REAGON FAMULLITARI I THETHIT