IKMT ka zbarkuar sërish në Velipojë këtë të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lënë nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Por pavarësisht iniciatives për të pastruar të gjithë brezin rënor nga mbejtet e lëna nga aksioni, një skandal mjedisor, po bëhet pikërisht nga dora e shtetit.

Mjetet e tonazhit të rëndë, pasi marrin objektet dhe mbetjet inerte nga hapësira rënore e plazhit, po i hedhin mbetjet  pranë Hidrovorit në Lagunën e Vilunit.

Pa pyetur askënd, IKMT po depozitojnë mbetjet inerte në një nga zonat më të bukura të Velipojës, e aq më tepër pranë hidrovorit i cili është një objekt i rëndësisë së veçantë.

Videot e siguruara tregojnë këtë masaker mjedisore, kur kujtojmë që në territorin e Qarkut të Shkodrës është i vendosur edhe një landfilled për depozitimin e mbetjeve.

Artikulli paraprak‘’S’KA 15 KUSHTE PËR BISEDIMET’’, TAULANT BALLA: MBËSHTETJA NË PE DUHET TË NA BËJË TË NDIHEMI MIRË, SHQIPËRIA KA BËRË HAPA TË VENDOSUR
Artikulli tjetërBESA SHAHINI: PAS SHUMË VITE PËRPJEKJESH, TASHMË SHQIPTARËVE NË SERBI U LEJOHET PËRDORIMI I LIBRAVE SHKOLLORË NGA SHQIPËRIA