Ka vijuar dita e tretë e aksionit të IKMT të mbështetur nga policia e Shkodrës në Theth ku vijon shembja e disa objekteve. Sërisht banorët kanë bërë rezistencë duke u përballur me forcat e policisë ndërkohë një zonjë të moshuar i ka rënë të fiket gjate konfrontimit

Banorët shprehen të revoltuar pasi një ditë më parë ju tha që do u lihej kohë ti çmontimin objektet e tyre ndërsa sot i rikthyen ti shembin.
Sinkron I moshuari
Ndërkohë shembja ka vijuar edhe në 2 objekte të tjera struktura druri në qendër të Thethit .

Këtë mëngjes në Theth ishte e pranishme Dallendyshe Bici për të udhëzuar grupet e punës ndërsa urdhëri ka qenë i prerë që të mos ketë tolerime dhe aksioni të vijojë deri në fund . Me Herët e gjithë kupola drejtuese e policisë së Shkodrës i shkarkua nga detyra ndërsa i proceduar penalisht shefi i stacionit të policisë në Theth.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET RESTORANTI NË THETH
Artikulli tjetërGJENDET TRUPI I KAPITENIT HERO QË SHPËTOI TURISTËT