Legjenda e futbollit brazilian Pele është kthyer në spital. Lajmin e ka dhënë e bija, Kelli Nashimento, në një postim në rrjetet sociale.

“Përshëndetje miq, Media po tërbohet përsëri dhe unë dua të dal këtu e të sqaroj pak gjërat. Babai im është shtruar në spital për rregullimin e medikamenteve.

Unë nuk jam duke vrapuar për të kapur avionin që të shkoj atje. Vëllezërit e mi janë në Brazil dhe unë do të shkoj atje për festat e Vitit të Ri. Nuk ka asnjë surprizë dhe asnjë urgjencë” – Shkruan ajo.

ESPN raporton se 82-vjeçari ishte shtruar në spitalin Albert Einstein dhe kishte probleme kardiake. Mjekët ishin të shqetësuar se trajtimi me kimioterapi nuk po jepte rezultatet e pritura.