Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Igli Tare i cili punon si Drejtor Sportiv tek klubi italian i Lacios është akuzuar nga prokuroria e Romës për dëshmi të rreme.

Bashkë me të, do të paraqitet në gjyq edhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Armando Calveri. Akuzat mbi ta janë se kanë bërë deklarata të rreme para Gjykatës së Punës, duke dëshmuar se futbollisti Mauro Zarate nuk është stërvitur në ambientet e Formello-s, qendra stëvitore e Lazio-s në periudhën mars-qershor 2013. Tare dhe Calveri kanë dashur të justifikojnë vendimin e klubit për t’i mos i paguar tre muaj rrogë (rreth 900 mijë euro) lojtarit argjentinas. Por Zarate ka arritur të japë prova të mjaftueshme, në bazë të së cilave ka mundur të tregojë se në atë periudhë ai është stërvitur rregullisht në Formello.

Artikulli paraprakRAMA ME STUDENTËT E JURIDIKUT: NUK KEMI FORMULË PËR LEPURIN E FRIKËS SË PD-së
Artikulli tjetër“DREJTËSIA”, BYLYKBASHI: PO LUAJNË ME GËNJESHTRA PËR GJËRA KAQ SERIOZE