POSTIMI I PLOTE I ILIR BEQAJ

Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të organizuara prej tyre, por janë shprehje e zemëratës rinore dhe se ato e kanë për detyrë t’i mbështesin.

Zjarrvënia ndaj selisë së PS-së në Shkodër ka qënë nga ngjarjet e dhunshme kulmore në protestat e këtyre ditëve.

Po rradhis disa fakte për të lënë këdo të bëjë vlerësimin e vet.
Protesta e të shtunës në Shkodër u lajmërua që të premten, madje edhe intenerari i saj përfshirë selinë e PS-së.

Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër u vu në krye të protestës.

Çfarë duhet të mendojë kushdo që proteston dhe që di se në krye të protestës është dikush që deklaronte para një viti e gjysëm se “Po të kisha edhe unë Molotov do të gjuaja edhe unë me Molotov ….”?

Ja cilët janë disa nga personat e proceduar nga policia për dhunën në protestën e të shtunës në Shkodër:
· Kryetarja e Bashkisë
· Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë
· Nënkryetari i Bashkisë
· Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki
· Polic bashkiak
· Kryetari i FRPD

Atëherë, të rinjtë shkodranë janë të “zemëruar” apo të instrumentalizuar nga Partia Demokratike në Shkodër?

Shkodra është i vetmi qytet ku “zemërimi” rinor nuk ka cënuar (për fat të mirë) zbukurimet e vëna nga bashkia në prag të festave të fundvitit. Si është e mundur që “zemërimi” rinor e ka kudo, përveç Shkodrës, me zbukurimet e fundvitit?

Që në fillim të javës, pa ia kërkuar askush, Sali Berisha riktheu pjesë të retorikës politike mburrjet e tija pse kishte vrarë 4 vetë në 21 janar 2011 dhe keqardhjen që nuk vrau dot më shumë në 22 janar 2011 përfshi edhe vetë Edi Ramën.

Besoj se është e qartë botërisht se kush e frymëzon, organizon, madje edhe realizon dhunën e javës së fundit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 14.12.2020
Artikulli tjetër“URDHËROI DHUNËN NDAJ PROTESTUESVE”, PD PADIT ARDI VELIUN NË SPAK, TË PEZULLOHET NGA DETYRA