Ilir Dibra do të jetë trajneri i ri i Adës. Vetëm pak ditë pas dorëheqjes si zëvendëstrajner i Vllaznisë, Dibra ka nisur bisedimet me presidentin e Adës Alfred Pjetri duke gjetur kështu dakordësinë.

Ada mbeti pa trajner kur për arsye personale u largua Alban Noga në këto javë të para duke bërë që presidenti Pjetri të gjejë një tjetër trajner për vazhdimësinë.Ndeshjen e parë Dibra nën drejtimin e Adës do ta ketë përballë Kastriotit në fundjavë nga ku pretendohet një rezultat pozitiv.Ada e Velipojës vitet e fundit ka qenë në një situatë të vështirë ekonomike ndërsa këtë vit duket se gjërat po ndryshojnë për mirë teksa përveç gjetjes së fushës për ndeshjet brenda, bashkia Shkodër pritet që ta ndihmojë edhe financiarisht skuadrën e Adës.