Në Romë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina.

Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPËRI-ITALI NË ROMË, SPIROPALI: PIKËNISJE HISTORIKE…
Artikulli tjetërFORMACIONET ZYRTARE/ SYLVINHO LUAN NË SULM, HOXHA ‘I MERR VENDIN’ UZUNIT! TITULLARËT E ANDORRA – SHQIPËRI