Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjate nje komunikimi per median pasi ka perfunduar numerimi i votave ne 6 bashkite qe u votua dje. /r/n/r/nState Election Commissioner, Ilirjan Celibashi during a communication to the media after the counting of votes in the 6 municipalities for partial local elections.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar problematikën e fundit të numërimit, sidomos votës e ardhur nga Greqia, me ardhjen kryesisht të zarfeve, që ka pasur problematikën e vet.
Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, Janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.
Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani.
Procesi s’ka përfunduar, nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë do shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë pret për shkelje e ligjit dhe provat dhe më andej do të vlerësohet nga instancat ekzistojnë apo jo pretendime dhe se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat.
Procedurat janë ato që kanë sjellur edhe një kohëzgjatje të këtij procesi. Duket që procesi është i ngarkuar me procedura. Shpresoj që deri nesër në darkë ta përfundojmë këtë proces. Edhe rezultatin për kandidatët e listës së hapur ta kemi deri nesër në darkë”, tha Celibashi.

Artikulli paraprakHISTORIA, FSHATI NË DORË TË PLEQËVE
Artikulli tjetërMBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE TË DIASPORËS, PD RUAN MANDATIN E 4 TE LEZHE