Policia e Shkodrës në vijim të operacionit të koduar “Illegal Bills”, iu ndërmarrë një ditë më parë ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë si pjesë grupit kriminal që u vendoste gjoba biznesmenëve.

Burime nga polica lokale bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit I. L, 24 vjeç, i afërt me kreun e grupit, , si dhe 16 vjeçari me iniciale H.L, banues në lagjen “Guerile” të Shkodrës. Këta shtetas arrestohen për veprën penale “Shtrëngim me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”, “Krijim të grupit strukturuar kriminal” dhe ” Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Grupi i strukturuar kriminal u shkatërrua pas një hetimi 6-mujor nga ana e prokurorisë nga ku u zbulua se këta persona përmes kërcënimit u vendosnin gjoba biznesmenëve të zonës.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SHOKON POLICINË ITALIANE: “KAM VRARË TRE PERSONA, HAJDENI MË ARRESTONI”
Artikulli tjetërMARSH NË TATARSTAN KUNDËR KRIZËS BANKARE