PERFORMUAN NXËNËSIT E “PRENKË JAKOVA” DHE STUDENTË TË PSIKOLOGJISË. “Imagjinata arti” është aktiviteti që u zhvillua në sallën e Minsitrisë së kulturës në Tiranë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të vitit të dytë të pikturës, dega tekstil me mësuese Ila Gjinaj të shkollës artistike “Prenkë Jakova” të qytetit të Shkodrës. Pjesë e aktivitetit ishin edhe studentë të degës së psikologjisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Prezantimi u bë nga studiuesi i artit Qamil Gjyrezi. Aktiviteti ishte konceptuar në formë teorike dhe të natyrës së përformancës. Nxënësit e degës së tekstilit prezantuan veshje dhe maska të punuara me shumë shije. Aktiviteti kishte për qëllim anën teorike dhe aplikative të artit pikturës dhe muzikës. Në këtë aktivitet studiuesi Gjyrezi prezantoi edhe disa këngë qytetare shkodrane dhe foli për rolin e imagjinatës në krijimatrinë muzikore.

Artikulli paraprakTË DIELËN RIKTHEHET ORA VERORE
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA NË ITALI, THIRRJE SIPËRMARRËSVE ITALIANË