Vijon puna për rikthimin e hapësirave publike në standardin që meriton qyteti i Shkodrës. Edhe gjatë ditës së sotme është ndërhyrë në ambientet përreth Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku u realizua një pastrim i domosdoshëm dhe sistemim i zonës, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe pamjes së kësaj hapësire të frekuentuar nga studentë dhe qytetarë.
Ndërhyrje janë kryer gjithashtu edhe në ambientet përreth Hipotekës në Shkodër, ku janë shembur shkallët ekzistuese, si dhe është bërë I mundur pastrimi dhe rregullimi i zonës për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët.
Puna do të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të qytetit të Shkodrës, në kuadër të angazhimit për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike.

Artikulli paraprakKONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ MINISTRIA E JASHTME THIRRJE QYTETARËVE SHQIPTARË: SHMANGNI UDHËTIMET NË KËTË RAJON
Artikulli tjetër“CILËSIA DHE SFIDAT E ARSIMIT NË NIVEL VENDOR”