Inspektorati i Mbrotjes së Territorit mbështetur edhe nga policia bashkiake e Shkodrës ka ndërhyrë në një tjetër zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Aksioni i ditës së sotme ishte përqëndruar në zonën pranë shkollës 9 vjecare “Ndre Mjeda” dhe “Zyrës së Punës” ku u bë e mundur prishja e disa ndërtimeve dhe lirimi i hapësirave publike që ishin zënë prej vitesh
Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësa hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur prishjen e mureve rrethuese dhe cmonitmin e strukturave prej hekuri dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të qytetareve , ndërsa për për prishjen e këtyre ndërtimve nuk pati kundërshti nga banorët
Ndërkoh pritet që aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojën edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës

Artikulli paraprakHAPEN APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E KOMPENSIMIT PËR ARSIMIN
Artikulli tjetër“MENAXHIMI I KLASËS NË ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS”