Imuniteti i Tahirit, Ruçi shtyn për nesër mbledhjen, PD: Skandal

Drejtuesi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Gramoz Ruçi, ka kërkuar shtyrjen e seancës për imunitetin e Saimir Tahirit për nesër në orën 10:00, por ky vendim është pritur me replika të forta nga anëtarët e djathtë. Mbledhja me dyer të mbyllura zgjati rreth një orë, ndërsa i pranishëm nuk ishte Tahiri, pasi është nxjerrë jashtë së bashku me avokatin. Pas debateve me prokurorët dhe ish-ministrin pritet që të merret vendimi nëse anëtarët e Këshillit do të pranojnë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit. Ish-ministri akuzohet për trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Avokati i Tahirit, Artan Hajdari: Është me rëndësi që të kërkojmë që për shkak të pamundësisë reale që ne si mbrojtje kemi pasur për t’u përgatitur sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme. Pasi prokuroria ngritur edhe pretendime shtesë dhe duhet t’i integrojmë në një mbrojtje në funksion të procesit të rregullt. Duam një afat të arsyeshëm për mbrojtje për një afat prej 3 ditësh, deri ditën e hënë. PD, Alibeaj: Kjo është alibi banale për të shtyrë. Materiale është i njëjtë. Relacioni është i palëvizshëm, nuk jemi në befasi procedurale. Duhet të vazhdojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kemi dhënë kohë për prishjen e provave. PS, Çuçi: Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve. Këtu kemi të bëjmë me një farsë, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin, duhet të dëgjojmë personin që ka akuzuar prokuroria. Jam dakord dhe është në nder të këtij këshilli që t’i lëmë afat mbrojtjes që të shprehet para këtij këshillit. Per imunitetin e Bashes u la dy muaj kohe, u lane gjashte seanca. PD, Strazimiri: Deputeti ka të drejtë për mbrojtjen, këtu nuk jemi në gjykatë. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Mbrojtje jo, por keni parasysh nëse dilni me këtë përgjegjshmëri. Nuk parashikohet në rregullore, do i japim rrugë drejtësisë? PD, Strazimiri: Deputeti ka të drejtë për mbrojtjen, këtu nuk jemi në gjykatë. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Mbrojtje jo, por keni parasysh nëse dilni me këtë përgjegjshmëri. Nuk parashikohet në rregullore, do i japim rrugë drejtësisë? PD, Halimi: Në 2007 Basha ka kërkuar vetë që t’i hiqet imuniteti. Ka ardhur vetë këtu dhe ka kërkuar t’i hiqet imuniteti dhe prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës. Ai në 2007 nuk akuzohej për trafik droge, kërkohej arrest. Kjo është situata nga e më e para. Për opozitën, nuk e kaloni këtë prang, pasi jemi 5 me 5. Provat janë të mjaftueshme për të krijuar dyshimin për pranimin e kërkesës. Provat e sjella janë të mjaftueshme dhe të vazhdojmë që sot të marrim vendim për t’ia dërguar seancës. Në seancë keni kohë për të bërë mbrojtje dhe për t’i mbushur mendjen deputetëve. LSI, Naço: Këshilli ka bërë dy kërkesa për arrestimin dhe kontrollin e banesës. Ti pyesim këta zotërinjtë nëse shtyrja dëmton hetimin? Gramoz Ruci: Jo nuk e lejoj një gjë të tillë… Debat Alibeaj-Ruci Ruci: Nuk mund të vijë një organ tjetër dhe të thotë bëjeni sot, nëse ka argumente për ta ndaluar dhe ka kusht për të ndaluar Tahirin e ka këtë atribut dhe e kishte ndaluar dhe ne rregullorja na detyron që brenda 4 ditëve duhet të shprehen. Në rastin konkret prokuroria kërkon ndalimin e deputetit dhe sipas kësaj rregullorje ky këshilli ka në dispozicion 4 javë, sipas neneve. Pasi mbarojmë ne si Këshilli ne jemi të detyruar e vendos në seancën e parë pikë të parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ARREST SHTËPIE” PËR TË KËRKUARIN NGA DREJTËSIA ITALIANE
Artikulli tjetërTAHIRI PËRSËRIT: NUK KENI PARË GJË AKOMA, SË SHPEJTI E VËRTETA