
Arqipeshkëvi Imzot Giovanni Peragine, ka uruar fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.
“Shumë i nderuar Imam Muhamed SYTARI, Myfti i Shkodrës,
Vëllezër dhe motra myslimanë në Shkodër!
Në emrin tim personal dhe në emër të Arqipeshkëvisë së Shkodër-Pult dua t’ju uroj
fillimin e muajit të Ramazanit.
Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me Zotin, i një bashkimi me
Hyjin dhe me urdherimet e Tij. Po ashtu, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, çdo besimtari, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes
njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit. Ndërkaq që Ju filloni Ramazanin, Ne katolikët javën e ardhshme hyjmë në kohën e Krezhmes: domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjerimit dhe solidaritetit: prandaj të ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica të përbashkëta për rikthimin e paqes në vendet ku ka luftë.
Zoti na i degjontë lutjet tona të përbashkëta. Edhe një herë ju uroj fryte të shumta
shpirtërore. Po ashtu bashkë me këtë mesazh urimi po ju dergojmë letrën e dërguar nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetarë.
Argjërim të lehtë e të pranuar
Imzot Giovanni Peragine
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-PLA MHTROPOL”