Droga, ​Imzot Massafra në meshë: Në emër të Kishës mos e mbillni

SHKODER-“Droga po sjell fatkeqësi të mëdha në vend”. Kështu u shpreh sot Arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra nga katedralja e Shën Shtjefnit ku u bë mbyllja e “Vitit të Mëshirës”, një jubile i veçantë i i Kishës Katolike. Mesha solemne u udhëhoq nga Arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra i cili bëri dhe apelin e fortë duke ia drejtuar fillimisht atyre që kanë zgjedhur të merren me kultivimin e trafikimin e kanabisit. Imzot Angelo Massafra njëherësh president i konferencës Ipeshkvnore, një apel e drejtoi dhe ndaj shtetit shqiptar duke i kërkuar; të kryejë detyrën siç duhet, pasi droga po sjell fatkeqësi të mëdha ne vend. “Në emër të kishës, u kërkoj qytetarëve mos kultivoni drogë. Punojeni tokën, por mos kultivoni lëndë narkotike”. Duke e falenderuar Zotin për këtë vit të mbushur me fryte e ngjarje historik, Arqipeshkevi kërkoi që të kemi mëshirë çdo ditë të jetës tonë. Viti i mëshirës i shpallur nga Papa Francesku nxiti kryesisht shpirtin e pendesës për t’u kthyer tek mëshira. Mbyllja e vitit të mëshirës në Vatikan do të jetë me datë 20 Nëntor nga Papa Francesku.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B HUMBET NE FUSHEN E SAJ ME EGNATIAN
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY TE RINJ SHQIPTARE ,VODHEN 15.000 EURO BIZHUTERI