
Në kuadër të Vitit Jubilar “Shtegtarë të Shpresës”,
Imzot Simon Kulli shtegtoi drejt Selisë Shenjtë në Romë, ku ka marrë pjesë në Audiencën e kësaj të mërkure, datë 15 janar, dhe është takuar me Atin e Shenjtë Papa Françeskun.
Ky takim është edhe një bekim për Imzot Simonin i cili shumë shpejt do kremtojë 25 vjetorin e Shugurimit Meshtarak.