Në një atmosferë plot emocione dhe mirënjohje ne mjediset e Hotel Colosseo, Drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ka organizuar aktivitetin “In Memoriam”. Ky takim iu dedikua 6 kirurgëve të shquar ku pese prej tyre nuk jetojen me ,Hamza Vneshta, Mark Mirashi,Ramiz Hafizi, Ali Spahia, Ferit Hoti dhe Zyliha Kraja,të cilët për dekada shërbyen me përkushtim maksimal pranë Shërbimit të Kirurgjisë në këtë spital, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shkodrane dhe atë shqiptare.

Gjatë aktivitetit u kujtuan emrat e atyre që nuk jetojnë më, por që shpëtuan mijëra jetë njerëzish dhe edukuan breza të tërë mjekësh të rinj.

Mjeku Hamza Vneshta solli në vëmendje netët e gjata pa gjumë, sakrificat në kushte shpeshherë të vështira dhe profesionalizmin e lartë që i karakterizonte.

Aktiviteti “In Memoriam” u përmbyll me ndarjen e vlerësimeve, si një premtim se kontributi i tyre i gjatë në shërbim të komunitetit shkodran nuk do të harrohet kurrë, duke mbetur një model i përjetshëm i bluzave të bardha.

Artikulli paraprakSHKODËR, GJENDEN DHE ASGJËSOHEN LËNDË NARKOTIKE NË NDREJAJ DHE VUKËL, ARRESTOHEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërZONAT E MBROJTURA ME FLUKS TË LARTË VIZITORËSH